Ndotja pas shpërthimit të digës Nova Kahovka u lokalizua në rajonin e Odesës dhe mbetet në ujërat territoriale të Ukrainës. Nuk ka lëvizje të ndotjes në ujërat territoriale të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kështu ka thënë në Varna kapiteni prof. dr. Mirosllav Cvetkov nga Shkolla e Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”, transmetoi BNR Varna. Mbi bazën e të dhënave për rrymat detare nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës “Kopernik”, po bëhen simulime të lëvizjes dhe shpërndarjes së ndotësve të mundshëm që do të vinin nga Odesa.
Simulimi i 30-të me radhë tregon se ata nuk kanë gjasa të arrijnë në detin tonë, shpjegoi ai. Cvetkov theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë gjë shqetësuese në matjet që po kryhen në Rumani.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..