Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka lëvizje të ndotjes nga Ukraina në ujërat bullgare

Foto: V. Vasileva, Radio Varna

Ndotja pas shpërthimit të digës Nova Kahovka u lokalizua në rajonin e Odesës dhe mbetet në ujërat territoriale të Ukrainës. Nuk ka lëvizje të ndotjes në ujërat territoriale të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kështu ka thënë në Varna kapiteni prof. dr. Mirosllav Cvetkov nga Shkolla e Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”, transmetoi BNR Varna. Mbi bazën e të dhënave për rrymat detare nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës “Kopernik”, po bëhen simulime të lëvizjes dhe shpërndarjes së ndotësve të mundshëm që do të vinin nga Odesa.

Simulimi i 30-të me radhë tregon se ata nuk kanë gjasa të arrijnë në detin tonë, shpjegoi ai. Cvetkov theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë gjë shqetësuese në matjet që po kryhen në Rumani. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendi ynë po kthehet në një shkretëtirë demografike

Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, ​​deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen...

botuar më 24-08-02 10.31.PD

Parashikimi i motit për 2 gushtin 2024

Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë në zonat perëndimore, por vetëm në vende të izoluara, në..

botuar më 24-08-01 7.35.MD
Bojko Borisov

GERB do të negociojë me ITN, por nuk do të mbështesë një kabinet të rregullt

Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai ka sqaruar se deputetët e tij nuk do të votojnë për një..

rinovuar më 24-08-01 5.14.MD