Vetëm 8% e bullgarëve e vlerësojnë pozitivisht veprimtarinë e Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, 53% negativisht dhe 39% nuk kanë mendim. Sa i përket qeverisë, miratimi për të është 20%, mosmiratimi - 37%, dhe 43% nuk kanë mendim. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të “Alpha Research”, të kryer në periudhën 20-26 qershor 2023, me 1000 shtetas të rritur bullgarë, duke përdorur metodën e intervistës direkte të standardizuar me tableta.
Sipas hulumtimit, besimi tek kryeministri Nikollaj Denkov është 26%, mosbesimi 30% dhe 44% e të pyeturve janë neutralë. Pavarësisht mbështetjes së dobët për parlamentin dhe qeverinë, 48% janë të mendimit se formimi i një kabineti mes dy forcave kryesore politike nuk është ideal, por është alternativa më e mirë për vendin.“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..