Deputetët e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB) dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të pezullojë zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin përfundimtar të ndryshimeve të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë. Kështu thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësuesit e partive.
“Ne duam zgjedhje transparente dhe të ndershme të një Prokurori të ri të Përgjithshëm”, tha Denica Saçeva nga GERB. Deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, tha se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet në Kushtetutë, pastaj një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor dhe më pas një Prokuror i ri i Përgjithshëm.
Ivan Geshev u lirua nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm më 15 qershor me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj filloi procedura për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe u emërua Borisllav Sarafov.Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..
Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..
Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë..
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë...
Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore,..