"Temat e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të takimit midis kryeministrit Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme Maria Gabriel dhe Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski. Ne shprehëm solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas." Kështu ka shkruar Gabriel në profilin e saj në Facebook pas një takimi në Këshillin e Ministrave me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Bullgari me ftesë të kryeministrit Nikollaj Denkov.
Vizita e Volodimir Zelenskit është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar është bërë një vizitë zyrtare - nga kryeministri Kirill Petkov në prill të këtij viti.
Në Këshillin e Ministrave, kryeministri i Bullgarisë Nikollaj Denkov dhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës.
"Bullgari, faleminderit për mbështetjen dhe mbrojtjen e popullit tonë. Është shumë e rëndësishme që në këtë krizë morale në Evropë, Bullgaria është kundërshtare e gjenocidit të Rusisë kundër vendit tonë, pavarësisë, lirisë dhe popullit tonë", tha Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Nikollaj Denkov në Këshillin e Ministrave.
Kryeministri Denkov theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës me ekspertizë dhe ndihmë materiale. "Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane është çelësi për sigurinë në rajon dhe Evropë," tha Denkov. Ai kujtoi gjithashtu se bashkësia më e madhe etnike bullgare jashtë vendit ndodhet në tokën ukrainase.
Të premten, më 7 korrik, Zelenski do të udhëtojë për në Stamboll, ku me presidentin turk Rexhep Erdogan do të diskutojë për marrëveshjen lidhur me drithërat në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimin e luftës në Ukrainë, raportoi Agjencia turke e Anadollit.
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..