Kryeministri Nikollaj Denkov i siguroi deputetët se Bullgaria nuk do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë që do të dëmtojnë aftësitë mbrojtëse të vendit. Denkov e konfirmoi këtë pas një pyetjeje nga partia "Vëzrazhdane", e cila kërkoi sqarime pasi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi më herët sot se presidenti ukrainas ka kërkuar "gjithçka pa avionë".
Lidhur me pranimin e Bullgarisë në Shengen, Denkov tha se kjo varet nga tre elementë. E para është legjislacioni që duhet të miratohet nga parlamenti me cilësinë më të lartë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Elementi i dytë është siguria kufitare. E treta ka të bëjë me bindjen e partnerëve tanë evropianë se Bullgaria e ka bërë punën e saj, e cila kërkon veprimtari aktive në fushën e politikës së jashtme.Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga..
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira pasdite, kryesisht në zonat malore. Aty dhe vende-vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16..
Lëvizja civile BOEC ka organizuar mbrëmjen e sotme një protestë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm në detyrë, Kalin Stojanov. Lëvizja thekson se për të pasur zgjedhje të drejta, ato nuk duhet..
Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima...
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në..
Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij..