Presidenti Rumen Radev i qortoi pushtetarët se nuk kanë një mendim dhe qëndrim të tyre, por ndjekin ato të vendeve kryesore partnere. Ai e bëri deklaratën e tij për gazetarët pas tensionit mes qeverisë dhe presidencës për vizitën e Volodimir Zelenskit në vendin tonë.
“Unë gjithmonë kam mbrojtur interesin bullgar, jo interesin e vendeve të tjera. Pyetja është se interesat e kujt i mbrojnë politikanët nga parlamenti dhe nga qeveria - padyshim në shumë raste këto nuk janë interesat e bullgarëve”, tha gjithashtu kreu i shtetit.
Rumen Radev kritikoi edhe Këshillin e Ministrave se nuk e ka koordinuar paraprakisht me të vizitën e presidentit ukrainas. “Në këtë situatë, për mua ishte më e lehtë të mos e mbaja takimin, por ky nuk është një sinjal i mirë për Bullgarinë dhe për 300 mijë bullgarët në Ukrainë”, theksoi ai.
Me rastin e synimit për t'i dhënë municione Ukrainës, presidenti pyeti se si Kuvendi Popullor vendosi brenda një dite të zbrazte magazinat e rezervave të ushtrisë bullgare gjatë kohës së luftës. “Pavarësisht se ju bindin se ato do të mbushen shumë shpejt – kjo nuk është e vërtetë. Këto procese zgjasin vite”, tha ai.
Rumen Radev shprehu gjithashtu pakënaqësi për vendimin për shitjen e reaktorëve të termocentralit bullgar “Belene” në Ukrainë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për pajisjet, por edhe për fatin e projektit për ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor bullgar.Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..