Nxënësit më të mirë bullgarë të biologjisë fituan tre medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan me 320 kolegë nga 80 vende dhe duhej të zgjidhnin detyra teorike dhe praktike në fushat e bioinformatikës, biologjisë molekulare, biokimisë dhe ekologjisë.
Petër Zhotev, maturant në Gjimnazin Matematikor të Sofjes, i pranuar në Kembrixh, fitoi medaljen e artë, Viktor Lillov, gjithashtu nga Gjimnazi Matematikor, mori argjendin, dhe Viktorija Ivanova nga Gjimnazi Matematikor në Pleven fitoi medaljen e bronztë. Pjesëmarrësja jonë e katërt - Jana Atanasova nga Shkolla e Mesme Kombëtare për Shkenca Natyrore dhe Matimatikore, nuk arriti të fitojë vetëm disa pikë që ta marrë çmimin.
Bullgaria është një nga gjashtë vendet themeluese të olimpiadës në vitin 1989. Deri më tani, pjesëmarrësit tanë i kanë sjellë vendit tonë gjithsej 78 medalje - 9 medalje ari, 16 argjendi dhe 53 bronzi, si dhe 8 certifikata nderi.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..