Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëri i shqiptarëve nëpër botë

| rinovuar më 23-07-16 6.50.MD
Foto: BNR

Këtë vit, Lidhja e Shkrimtarëve të Bullgarisë feston 110 vjetorin e themelimit. Kjo është sindikata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë, e themeluar më 8 shtator 1913, kryetar i parë i së cilës ishte Ivan Andrejçin ndërsa disa vjet më vonë Ivan Vazov u ftua të bëhej kryetar nderi. Lidhja e Shkrimtarëve aktualisht ka 850 anëtarë të cilët janë autorë bashkëkohorë që punojnë në të gjitha zhanret. Në lidhje me përvjetorin e saj, këtë vit po mbahen takime të ndryshme ndërkombëtare. Një prej eventeve, të drejtuar nga kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Bullgarisë, Bojan Angellov, që u zhvillua në Galeri-Librarinë “Sofia Press” me pjesëmarrjen e shumë kolegëve bashkëkohorë, shkrimtarë, poetë, të cilët morën pjesë në një recital, pati edhe tre të ftuar specialë. Ata ishin Sokol Demaku, Hamit Gurguri dhe Bahtir Latifi. Tre shkrimtarë me origjinë shqiptare, të cilët i dhuruan një atmosferë edhe më të bukur eventit.

Ata kanë lindur në Kosovë, por jetojnë dhe punojnë në qytetin Borås të Suedisë. Puna e tyre, dashuria për artin e letërsisë dhe atdheun i ka bashkuar. Prej vitesh merren me aktivitete të shumta kulturore dhe letrare, si dhe ndihmojnë për zhvillimin e letërsisë shqipe jashtë vendit.

Qendra Kulturore “Migjeni” në Borås në Suedi, e krijuar më 10 mars 2007, ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetje e madhe për shqiptarët jashtë vendit. Që në atë kohë Qendra merret me aktivitete të shumta të cilat kanë vlerë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim. Në prill të vitit 2007 ka filluar edhe botimi i revistës “Dituria” në gjuhën shqipe, e cila botohet një herë në muaj. Nuk duhet harruar gjithashtu edhe Programi i Radios në gjuhën shqipe që mban gjallë zërin shqip në Suedinë e largët.

Së shpejti pritet të botohet edhe një Antologji në tre gjuhë: shqip, bullgarisht dhe suedisht dhe do të përfshijë poetë nga të treja vendet.

Aktivitet e tre shkrimtarëve shqiptarë dhe meritat e tyre janë të shumta, ndaj kemi përgatitur një intervistë për ju, në të cilën mund të dëgjoni më tepër për jetën, veprimtarinë e tyre, Qendrën Kulturore “Migjeni”, aktivitet e ndryshme të cilat ata kanë zhvilluar. Mund të dëgjoni më tepër për ardhjen e tyre në Bullgari, përshtypjet e tyre si dhe planet e tjera që priten në të ardhme.

Këta artistë falë punës së tyre të palodhur, dashurisë së tyre për artin, letërsinë dhe mbi të gjitha për atdheun, kanë arritur të kapërcejnë kufijtë e shteteve dhe kanë arritur të krijojnë një urë lidhëse midis popujve. Ata vërtetojnë më së miri se kilometrat nuk kanë rëndësi, për aq kohë sa zemra rreh për atdheun.

Foto: Kostandina Bello





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja Inid Milo dhe fotografi Nikollaj Shabarkov

Bukuritë natyrore të Shqipërisë në objektivin e fotografit bullgar Nikollaj Shabarkov

Ekspozita fotografike “Snapshots of Albania – A Season to Remember” vë në qendër të vëmendjes bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, të shfaqura nëpërmjet objektivit të fotografit bullgar Nikollaj Shabarkov. Puna e..

botuar më 25-07-08 10.35.PD

Një ekspozitë paraqet historinë e sheqerit dhe ëmbëlsirave në Gorna Orjahovica

Gorna Orjahovica është qyteti më i madh jo-rajonal në Bullgarinë Veriore. Ai ndodhet pranë Veliko Tërnovos dhe është një nyje e rëndësishme hekurudhore. Me rastin e 155-vjetorit nga shpallja e vendbanimit si qytet, në Muzeun Historik Lokal është..

botuar më 25-07-06 8.00.PD

“Shpirti i akuarelit” – ekspozitë e larmishme e artistëve nga 51 shtete mysafire në Varna

Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales Ndërkombëtare “Shpirti i Akuarelit” dhe është e vendosur në Galerinë e Arteve Pamore “Boris Georgiev” në..

botuar më 25-07-05 8.00.PD