Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmjen e 11 korrikut, një meteorit kaloi mbi Bullgarinë me një gjëmim dhe shkëlqim

Foto: Facebook/Radio Vidin

Një meteorit kaloi mbi Bullgari dhe shpërtheu në atmosferë mbi Rumaninë. Më 11 korrik në orën 21:49, meteoriti u vu re mbi Sofje. Informacioni për një meteorit të rënë u konfirmuarnga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, si dhe Ministria e Brendshme. Më i fort ishte fenomeni i shoqëruar me një shkëlqim dhe gjëmim të fortë mbi Bullgarinë Veriperëndimore. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, tha për BNR, shefi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në qytetin Vidin, Petër Kocin. Sipas autoriteteve rumune bëhet fjalë për një meteorit shpërtheu në atmosferë dhe ra në territorin e tyre.

Ky ishte një yll me dimensione më të mëdha që bie. Ai shkakton efekte të dritës dhe zhurmës, komentoi për BNT Ljubomir Iliev nga Instituti i Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas fjalëve të tij, ky fenomen quhet bolid.







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD