Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumania dhe Bullgaria krijojnë një komandë të përbashkët për operacione speciale

Foto: gov.bg

“Vendimi më i rëndësishëm në lidhje me Ukrainën ishte se u krijua i ashtuquajturi Këshilli Ukrainë-NATO, i cili e vendos presidentin e Ukrainës në tryezë së bashku me të gjitha vendet dhe liderët e tjerë. Që tani e tutje, kur diskutohen çështjet politike, çështjet që lidhen me Ukrainën, kreu i shtetit është në pozitë të barabartë me të tjerët, duke përfshirë se ai mund të thërrasë Këshillin e NATO-së, nëse është e nevojshme.” Kështu në një konferencë shtypi kryeministri Nikollaj Denkov përgjithësoi se çfarë u arrit në Samitin e NATO-së në Vilnius.

Në diskutimin e tij në Samit, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev theksoi rëndësinë e planeve të reja rajonale të Aleancës si forca kryesore lëvizëse për përmirësimin e mëtejshëm të gatishmërisë parandaluese dhe mbrojtëse të aleatëve dhe konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë në këtë proces.

Duke pasur parasysh ndryshimin e mjedisit të sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe me qëllim të rritjes së potencialit mbrojtës dhe parandalues ​​të Aleancës, ministrat e mbrojtjes të Bullgarisë dhe Rumanisë nënshkruan një Letër Synimi për krijimin e Komandës së Komponentit Rajonal të Forcave Speciale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtimi i numrit të partive në parlamentin bullgar dhe sinjalet ndaj procesit zgjedhor

Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..

botuar më 25-03-18 7.05.PD
Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..

botuar më 25-03-15 8.30.PD

Komentet pas vendimit të Gjykatës për rishpërndarjen e votave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..

botuar më 25-03-13 6.34.MD