Me votat e 155 deputetëve në parlamentin prej 240 vendesh, Dimitër Radev u zgjodh guvernator i Bankës Popullore Bullgare (BNB) për 6 vitet e ardhshme. Ai u nominua për një mandat të dytë nga GERB-SDS dhe u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Gjatë emërimit të tij, Radev e përcaktoi hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë më së voni në janar 2025 si një qëllim ambicioz, por të arritshëm. Pas betimit, guvernatori i ri i vjetër i BNB-së tha se do të propozojë për zëvendësguvernator Andrej Gjurov /PP-DB/ dhe Petër Çobanov /Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - DPS, ministër i financave në periudhën 2013-2014/. "Një nga kushtet më të rëndësishme që vendosa kur pranova të nominohesha për guvernator ishte që udhëheqja e BNB-së të zgjidhej me mbështetje të gjerë politike. Kjo mbështetje është një faktor i fortë për pavarësinë e bankës qendrore, duke përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të parregulluara politike “, tha Radev.
Dimitër Radev u zgjodh guvernator i BNB-së më 15 korrik 2015. Përpjekja për të zgjedhur një guvernator të ri në vitin 2022 dështoi.Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..