Mbajtësit e një pasaporte bullgare mund të hyjnë në territorin e 176 destinacioneve, gjë që i vendos ata në vendin e 13-të në Indeksin Global të Pasaportave për Mobilitetin Henley & Partners. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, Bullgaria ndan pozicionin me Monakon dhe Rumaninë. Në vitin 2022, Bullgaria ishte në vendin e 17-të së bashku me Kroacinë.
Singapori renditet i pari me akses pa viza në 192 vende. Gjermania, Italia dhe Spanja zënë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të tyre kanë akses në 190 destinacione. SHBA-të renditen në vend të tetë, që është pozita e tyre më e ulët ndër 184 vendet në sondazh.
Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror – IATA, që monitoron 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..
Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të..