Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasaporta bullgare hap gjithnjë e më shumë kufij

Foto: BGNES

Mbajtësit e një pasaporte bullgare mund të hyjnë në territorin e 176 destinacioneve, gjë që i vendos ata në vendin e 13-të në Indeksin Global të Pasaportave për Mobilitetin Henley & Partners. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, Bullgaria ndan pozicionin me Monakon dhe Rumaninë. Në vitin 2022, Bullgaria ishte në vendin e 17-të së bashku me Kroacinë.

Singapori renditet i pari me akses pa viza në 192 vende. Gjermania, Italia dhe Spanja zënë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të tyre kanë akses në 190 destinacione. SHBA-të renditen në vend të tetë, që është pozita e tyre më e ulët ndër 184 vendet në sondazh.

Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror – IATA, që monitoron 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD