Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të apelojnë emërimin e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për herë të dytë

Atanas Sllavov
Foto: Borisllava Borisova

Ministri i Drejtësisë Atanas Sllavov do të apelojë vendimin e Gjykatës Supreme Administrative për zgjedhjen e Borisllav Sarafovit si ushtrues detyre Prokuror i Përgjithshëm. Për bTV, Sllavov deklaroi se kjo do të bëhet me një ankesë private para kolegjit 5 anëtarësh të Gjykatës Supreme Administrative. Ministri i bëri thirrje Kolegjiumit Prokuror të Këshillit të Lartë Gjyqësor që të përfundojë procesin e emërimit të prokurorit special për të hetuar raportet për keqpërdorime ndaj Borisllav Sarafovit.

Borisllav Sarafov, foto: BGNES

Sllavov shtoi se propozimet për ndryshime në kushtetutë do të dorëzohen në parlament deri më 31 korrik. Ai shtoi gjithashtu se ndër tekstet më të rëndësishme janë ndryshimet në kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm, ndarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndryshimet në funksionet e qeverisë së përkohshme dhe ndryshimi i festës kombëtare - nga 3 marsi në 24 maj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD