Kosi bullgar është futur në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura me origjinë, njoftoi në Bruksel ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. "Ky produkt tradicional bullgar po na bën të famshëm në mbarë botën për shkak të vetive të tij të dobishme dhe me përfshirjen e tij në regjistër si emërtim i mbrojtur i origjinës, krijohen kushte shtesë për popullarizimin e tij," tha ai.
Regjistrimi do t'u japë përpunuesve një avantazh konkurrues në treg dhe për konsumatorët do të ketë një garanci shtesë për origjinën dhe cilësinë e produktit.
Qumështi ynë i thartë është produkti i dytë bullgar i regjistruar zyrtarisht si emërtim i mbrojtur i origjinës në nivel evropian pas "mjaltit manov i Stranxhës" /ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i cili mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/.Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..