Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosi ynë tani ka një emërtim të mbrojtur të origjinës

Foto: arkiv

Kosi bullgar është futur në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura me origjinë, njoftoi në Bruksel ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. "Ky produkt tradicional bullgar po na bën të famshëm në mbarë botën për shkak të vetive të tij të dobishme dhe me përfshirjen e tij në regjistër si emërtim i mbrojtur i origjinës, krijohen kushte shtesë për popullarizimin e tij," tha ai.

Regjistrimi do t'u japë përpunuesve një avantazh konkurrues në treg dhe për konsumatorët do të ketë një garanci shtesë për origjinën dhe cilësinë e produktit.

Qumështi ynë i thartë është produkti i dytë bullgar i regjistruar zyrtarisht si emërtim i mbrojtur i origjinës në nivel evropian pas "mjaltit manov i Stranxhës" /ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i cili mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD

Koncerte dhe ceremoni solemne me rastin e Ditës së Evropës në Bullgari

Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..

botuar më 24-05-09 6.55.PD

Një Festival paraqet zbulimet e reja shkencore në një gjuhë të arritshme

120 shkencëtarë nga Bullgaria dhe 10 vende të botës marrin pjesë në një festival që mbahet nga 9 deri më 12 maj në Tech Park të Sofjes. Organizatorët njoftojnë se ndër të ftuarit e njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre në një..

botuar më 24-05-09 6.10.PD