Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasada e Ukrainës i konsideron të papranueshme deklaratat e disa politikanëve bullgarë

Foto: pixabay

Ambasada e Ukrainës i konsideron si kategorikisht të papranueshme deklaratat e përfaqësuesve të veçantë të partive politike në Bullgari kundër sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, thuhet në deklaratën e misionit për mediat bullgare.

“Vëmë re shprehimisht se ambiciet për të ndryshuar hartën e Evropës dhe nxitja për të aneksuar territorin e Ukrainës është një manifestim klasik i mbështetjes për revanshizmin rus. Ambasada e Ukrainës dënon fuqishëm përpjekjet për të vënë në dyshim integritetin territorial të Ukrainës dhe frymën e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Bullgarisë të vitit 1992. Deklarata të tilla janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe ne do të marrim të gjitha masat për parandalim dhe mbrojtje të parashikuara në të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në tekstin e cituar nga BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore hodhi poshtë thëniet e Shkupit për Korridorin nr.8

Thëniet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit të tij dhe ministër të transportit Aleksandër Nikolloski dhe faktorëve të tjerë përgjegjës në Shkup për Korridorin nr.8 janë gënjeshtra dhe manipulime.  Këtë e deklaroi..

botuar më 24-08-08 10.46.PD

Për shkak të rinovimit, Sistemi Informativ Kombëtar i Vizave u pezullua përkohësisht

Ministri i turizmit Evtim Milloshev dhe zëvendësministrja e jashtme Maria Angelieva diskutuan lehtësimin e dhënies së vizave për vendet e treta, nga të cilat pranohen shumë kërkesa për punë në Bullgari dhe për vizita turistike, njoftoi BTA. “Ne po..

botuar më 24-08-08 10.26.PD

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD