Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 gushtin

Mot i këndshëm pa temperatura ekstreme të shtunën

Foto: BTA

Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me diell, pas mesditës me vranësira, vetëm në vende të izoluara, kryesisht malore, do të ketë reshje shiu. Era në shumicën e zonave do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë e dobët, në pjesën lindore të vendit deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje rreth 27°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të izoluara, kryesisht në masivët në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë kryesisht mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 14°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-29°, kurse uji i detit do të jetë 23°-25°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në Ballkan do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të vazhdojnë të rriten. Do të jetë 31 gradë në Athinë, 30 në Bukuresht, 29 në Stamboll, 28 në Beograd.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata në Stranxha vazhdon të jetë dinamike

Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..

botuar më 24-07-22 9.44.PD

BALKAN RUN 2024 po afron - një maratonë deri në majën më të lartë të malit Stara Pllanina

Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..

botuar më 24-07-20 4.20.MD

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD