Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre bullgarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë

Foto: EPA/BGNES

Tre bullgarë - Orlin Rusev, 45 vjeç, Biser Xhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe, janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë. Arrestimet u kryen në shkurt, raportoi BBC. Bashkatdhetarët tanë janë akuzuar se kanë dokumente personale me “përmbajtje të dyshimtë” – false. Mes tyre janë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke. Tre të akuzuarit u arrestuan nga anti-terroristët në Londër. Rusev ka pasur lidhje biznesi me Rusinë. Ai u transferua në ishull në vitin 2009. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Rusev ka një biznes lidhur me përgjime dhe më parë ka punuar si këshilltar në Ministrinë Bullgare të Energjisë.

Xhambazov ka punuar si shofer për spitalet lokale, dhe Ivanova - si asistente në një laborator privat. Ata janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 vjet më parë dhe kanë krijuar një platformë sociale bullgare atje, me qëllim të ndihmës së bashkatdhetarëve tanë në Londër me kurse të gjuhës angleze, si dhe në mbledhjen e dokumenteve të nevojshme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe. Tre të pandehurit pritet të dalin në gjykatë në Londër në janar.

Ambasadori bullgar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Marin Rajkov, tha për BTA se ambasada jonë nuk ishte e informuar nga institucionet britanike për ndalimin e tre personave të cituar në raportin e BBC.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trend": 41% e bullgarëve thonë se kanë vështirësi në aksesin ndaj ushqimit cilësor

Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga qendra kërkimore "Trend" e porositur nga kompania “Health Metrics”. 42% e të anketuarve kanë..

botuar më 25-06-14 2.50.MD

Sofia Pride 2025 - me një procesion dhe një koncert

Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan të kujtojnë se pas çdo historie, identiteti dhe kauze ka njerëz të vërtetë - me ndjenjat e tyre,..

botuar më 25-06-14 5.55.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 17°C. Në Sofje do të jenë 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Mbi Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të dendura dhe pasdite, në disa zona, do të ketë reshje..

botuar më 25-06-13 7.35.MD