Në fund të gushtit, Canko Cankov, i vetmi bullgar që ka notuar Ngushticën e Gjibraltarit, do të marrë pjesë në një nga shtatë maratonat më të vështira të notit në botë - nga ishulli Katalina deri në brigjet e Los Anxhelosit në Oqeanin Paqësor.
Sipas notarit, kjo është pak më shumë se 36 km në vijë të drejtë. Rrymat e forta që nuk mund të parashikohen, temperatura e ulët e ujit në Oqeanin Paqësor - oqeani më i madh dhe më i ftohtë në botë, do të jenë sfidat kryesore. “Por ajo që e bën maratonën unike është se noti është natën, gjë që çorienton notarin, në një moment ai nuk e di se ku është qielli dhe ku është toka”, tha vetë Canko Cankov për BNR Burgas.Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..