Filmi bullgaro-ukrainas "Fundi i lumit" do të shfaqet më 16 gusht në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Filmit në Odesa. Filmi është një bashkëprodhim bullgaro-ukrainas.
“Megjithë kohët e vështira, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme me raketa mbi Odesa, shpresoj se do të takoj shumë bashkatdhetarë tanë – bullgarë, kolegë dhe miq. Filmi është emocionalisht i afërt me shikuesit bullgar dhe ukrainas”, tha për BTA regjisori i filmit, bullgari besarabian Vasill Barkov.
Në film, një sërë ngjarjesh e çojnë bullgarin Fori në Deltën e Danubit. Ai arrestohet për vrasje, bie në dashuri me një grua vendase. Bukuria dhe atmosfera e "Venecias ukrainase" në qytetin e Vilkov e bëjnë të kuptojë se këtë vend e ka kërkuar gjithë jetën.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..