Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 gushtin

Shi i shkurtër dhe sërish diell

Foto: BGNES

Gjatë natës vranësira do të mbetet më e theksuar në gjysmën lindore të vendit dhe në zonat malore, ku vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu.

Të enjten, më 25 gusht, do të mbizotërojë mot me diell. Rritje më të ndjeshme të vranësisë do të ketë para mesditës në rajonet lindore dhe pas mesditës në zonat malore, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, në Sofje rreth 36°.

Mbi Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë para mesditës. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë: 28°-30°. Temperatura e ujit të detit është 25°-28°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje shiu afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 17°.

Në Ballkan do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtësi. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në rajonet jugore dhe në vende të izoluara do të ketë reshje shiu.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD