Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Vera po vazhdon! Me diell dhe vapë, në disa vende të izoluara me reshje të shkurtra shiu

Foto: BGNES

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në orët e paradites do të ketë mjegull, ose vranësira të ulëta vende-vende në zonat lindore. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat malore të gjysmës perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 32° dhe 37°, pak më të ulëta përgjatë Detit të Zi, në Sofje rreth 33°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, në orët e paradites në vende të veçanta me vranësira të ulëta ose mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të jenë 28°-31°. Temperatura e ujit të detit është 25°-28°. Eksitimi i detit gradualisht do të rritet dhe në mbrëmje do të jetë tashmë 3-4 ballë.

Mbi male do të mbajë mot kryesisht me diell, pas mesditës me vranësira dhe vende-vende me reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi lindor-verilindor në zonat e larta dhe të ekspozuara. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 27°, në 2000 metra - rreth 19°.

Në Ballkan do të jetë me diell. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore, mbi Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, por vetëm në disa zona malore do të ketë reshje shiu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD