Bashkatdhetari ynë Canko Cankov u bë kampion i botës në garën e vështirë në Oqeanin Paqësor, e cila zgjati 10 orë, 33 minuta e 29 sekonda. Ai është gjithashtu bullgari i parë që notoi me sukses 36 kilometra nga ishulli Santa Catalina deri në Los Anxhelos, njoftoi në Facebook gazetari Niki Iliev nga selia e notarit tonë në Kaliforni. Cankov arriti të kapërcejë valë të mëdha natën, në një temperaturë uji prej 15-18 gradë. Qysh në orën e parë ai mori hipotermi dhe disa kriza, por nuk u dorëzua.
Gara është ndër shtatë maratonat më të vështira në ujërat e hapura në kalendarin e Federatës Botërore të WOWSA dhe daton 127 vjet më parë. Rekordi botëror për notimin në ngushticën e Katalinës u vendos në vitin 2018, kur amerikani Hank Weiss arriti të kapërcejë distancën për 7 orë, 55 minuta e 16 sekonda.Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..