Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gavrill Krësteviç siguron Bashkimin paqësor të Bullgarisë

Foto: arkiv

Në ditën e Bashkimit, kur e gjithë Bullgaria feston 138 vjet nga bashkimi i një pjese të territoreve bullgare të copëtuara pas Çlirimit (1878), ju ofrojmë bisedën me prof. Vera Bonevën për rilindësin e madh bullgar Gavrill Krësteviç, krijuesi i Ekzarkisë Bullgare, i cili në vitin fatal 1885, ishte në krye të rajonit autonom të Rumelisë Lindore dhe dha kontributin e tij të rëndësishëm për zbatimin paqësor dhe me sukses të aktit të 6 shtatorit të Bashkimit me Principatën e Bullgarisë.

“Ai u emërua Guvernator i Përgjithshëm në maj 1884, kur skadoi mandati i Guvernatorit të Përgjithshëm të mëparshëm, Aleksandri ose AlekoBogoridi, siç njihet nga bullgarët, i cili nuk arriti të fitonte një besim të mjaftueshëm të Perandorisë Osmane, dhe veçanërisht të Fuqive të Mëdha, që e mbronin këtë ekuilibër të brishtë në rajonin autonom.”

Krësteviç ishte kryesekretar i guvernatorit të mëparshëm Aleko Bogoridi Pasha dhe, ndryshe nga ai, fliste bullgarisht. Mbante kontakte me përfaqësuesit kryesorë të forcave politike. Që si drejtor i punëve të brendshme, pastaj si guvernator, Krësteviç nuk e pengonte lëvizjen e Bashkimit. Por si i emëruar nga Sulltani, ai kuptonte që nuk mund të ndihmonte komitetet e bashkimit.

Prof. Vera Boneva
“Kur u kuptua se aksioni i Bashkimit mund të bëhet fakt real, ai organizoi takimin e drejtorëve në rezidencën e tij – vazhdoi prof. Boneva. – Politikani Konstantin Veliçkov propozoi që vetë administrata ta shpallë Bashkimin. Kësteviç refuzoi. Por ai gjithashtu refuzoi mbështetjen ushtarake, e cila fillimisht iu ofrua nga përfaqësuesi ushtarak rus. U përgatit një telegram, i cili ishte i detyrueshëm në një rast të tillë, për shkak të trazirave që kishin filluar më 2 shtator, drejtuar qeverisë turke, me kërkesë për dërgimin e trupave në Rumelinë Lindore. Ky ishte një veprim i detyrueshëm që duhej kryer nga guvernatori. Telegrami u shkrua. Ai zyrtarisht ia dha shërbëtorit të tij që ta çojë në postë. Kur ministrat u shpërndanë, Krësteviç thirri shërbëtorin, e la mënjanë telegramin dhe nuk e dërgoi. Pra, me këtë veprim të dyfishtë, ai personalisht pengoi hyrjen e trupave turke në rajonin autonom”.  

Në vitin 1885, 6 shtatori ishte e premte, dhe më 8 shtator ishte dasma e njërit prej drejtorëve – ministrave në qeverinë e Rumelisë Lindore – Mihall Maxharov. Për t'i mbrojtur ata nga trazirat e ardhshme, në të njëjtin takim më 5 shtator, Krësteviç tha – "Shkoni të gjithë në dasmë, unë do të qëndroj këtu dhe gjithçka do të jetë në rregull". Kështu, një pjesë e figurave të opozitës që sugjeronin që qeveria të sillet shumë më konservatore dhe proturke u larguan nga Plovdivi. Në ditën e Bashkimit, Krësteviç u arrestua.

E dimë shprehjen e tij të famshme “Edhe unë jam bullgar dhe nuk kam asgjë kundër këtij bashkimi”. Shoqëria bullgare, megjithatë, e respekton atë. Kur në Kuvendin Popullor mbërriti telegrami për vdekjen e tij, më 16 nëntor 1898, të gjithë deputetët u ngritën në këmbë për një minutë heshtje. Ka mjaft nekrologë, dhe një prej tyre është shkruar nga shkrimtari i madh bullgar Ivan Vazov, i cili shqiptoi një frazë të famshme të Gavrill Krësteviçit – "merita e vërtetë është modeste dhe dinjitoze". Vazov e mbylli fjalimin e tij përkujtimor për Krësteviçin pikërisht me këto fjalë."


Në fund të bisedës sonë, studiuesja theksoi se Krësteviç ka lindur në qytetin Kotell(Bullgari Lindore), ku ka lindur edhe revolucionari i madh Georgi Sava Rakovski. Të dy kanë studiuar te mësuesi i madh të Rilindjes Rajno Popoviç. Rrugët e jetës i ndanë ata. Njëri u bë udhëheqës i revolucionarëve në Lëvizjen Nacionalçlirimtare Bullgare. Ndërsa Krësteviç arriti pozitat më të larta juridike në Perandorinë Osmane dhe vazhdimisht përpiqej të avanconte interesin kombëtar bullgar në sistemin perandorak dhe ndërkombëtar.

“Historia nuk është e paanshme. Historia është e ndikuar nga njerëzit që e tregojnë atë dhe duhet të themi se Krësteviçi më i moderuar, më modest, më i rezervuar, introverti objektivisht dhe subjektivisht, nuk ka pasur shansin të marrë këtë njohje historike që miku dhe bashkënxënësi i tij Georgi Stojkov Rakovski e ka marrë. Por kjo është historia...”, përfundoi prof. Vera Boneva.

Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD