Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 shtatorin

Shtatori fillon me diell dhe reshje të shkurtra

Foto: Bozhidar Çollakov, BNR

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Kryesisht në rajonet jugore do të ketë vranësira, vende-vende me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor.

Të nesërmen, 1 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira rreth dhe pas mesditës. Në vende të veçanta, në zonat malore dhe lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje rreth 28°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë paradite në bregdetin jugor dhe në mbrëmje në bregdetin verior, ndërsa në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore, juglindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-28°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe vende-vende me reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 14°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Vidin po i japin start rrugës më të gjatë të biçikletave në vendin tonë

Njëqind çiklistë nga pesë shtete do të nisin mëngjesin e sotëm nga Vidini në rrugën më të gjatë të çiklizmit në vendin tonë. Edicioni i njëmbëdhjetë i aventurës sportive shumëditore këtë vit quhet "Danubi Ultra: Niveli tjetër 2024". “Më së..

botuar më 24-08-31 5.05.PD

Parashikimi i motit për 31 gushtin

Ditën e shtunë pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat..

botuar më 24-08-30 7.40.MD

Kabineti zyrtar përcaktoi dy kandidaturat për Komisioner Evropian

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ekaterina Zaharieva , e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i..

botuar më 24-08-30 3.04.MD