Situata në Carevo gradualisht po qetësohet. Sot në mëngjes fola me njerëzit në selinë atje, tha kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u përgjigjet në Facebook pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve për aktivitetin tre mujor të kabinetit. Sipas tij, aktualisht ka rrymë elektrike dhe ujë gjithandej, por ka probleme me ujin e pijshëm dhe rrugët në zonën e përmbytur përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Gradualisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pushuesit po shpërngulen. Ka ende vështirësi për shkak të urave të shkatërruara dhe trotuareve të dëmtuara”, shtoi ai.
Në ditët në vijim do të identifikohen riparimet më urgjente dhe fondet për to do të ndahen menjëherë, siguroi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se po kërkohen shkaqet e fatkeqësisë dhe për këtë qëllim kanë filluar inspektime. “Tashmë ka dalë informacion se prokuroria ka filluar punë. Pres që ajo të dalë me një përfundim”, theksoi kryeministri. Ai e vlerësoi lart reagimin e institucioneve.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..