Gjykata e Qarkut të Plovdivit dënoi tre të huaj që kanë organizuar trafikim emigrantësh nëpër territorin bullgar. Dënimet janë me kusht, por janë vendosur gjoba të konsiderueshme për makinat e përdorura. Sanksionet janë monetare, pasi makinat me të cilat janë transportuar refugjatët nuk janë pronë e tyre.
Personi i parë i dënuar është një shtetas turk 32-vjeçar, i cili u arrestua në gusht në autostradën Trakia për transportimin e 23 të huajve që u paraqitën si afganë
Personi tjetër i dënuar është një burrë 40-vjeçar nga Azerbajxhani, i cili gjithashtu u arrestua në autostradën Trakia me tre refugjatë - një sirian, një palestinez dhe një jemenas.
Trafikanti i tretë është një djalë 20-vjeçar nga Moldavia, i kapur sërish në autostradë së bashku me gjashtë sirianë të paligjshëm.
Makinat e marra nga trafikantët u janë kthyer pronarëve.Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..