Gjykata e Qarkut të Plovdivit dënoi tre të huaj që kanë organizuar trafikim emigrantësh nëpër territorin bullgar. Dënimet janë me kusht, por janë vendosur gjoba të konsiderueshme për makinat e përdorura. Sanksionet janë monetare, pasi makinat me të cilat janë transportuar refugjatët nuk janë pronë e tyre.
Personi i parë i dënuar është një shtetas turk 32-vjeçar, i cili u arrestua në gusht në autostradën Trakia për transportimin e 23 të huajve që u paraqitën si afganë
Personi tjetër i dënuar është një burrë 40-vjeçar nga Azerbajxhani, i cili gjithashtu u arrestua në autostradën Trakia me tre refugjatë - një sirian, një palestinez dhe një jemenas.
Trafikanti i tretë është një djalë 20-vjeçar nga Moldavia, i kapur sërish në autostradë së bashku me gjashtë sirianë të paligjshëm.
Makinat e marra nga trafikantët u janë kthyer pronarëve.Banka Evropiane e Investimeve jep një kredi me vlerë 250 milionë euro për Bullgarinë në mbështetje të bashkëfinancimit të projekteve prioritare në kuadër të programeve evropiane në periudhën 2021-2027. Në informacionet e bankës thuhet se financimi do të..
Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e emigrantëve në 70% përgjatë kufirit, dhe në brendësi të vendit ka 46% më pak të arrestuar në krahasim me..
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me ambasadorët bullgarishtfolës të akredituar në Bullgari, njoftoi BTA. U diskutuan stabiliteti politik në vend..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..