Vendi ynë nuk do t'i japë Ukrainës sistemet raketore S-300, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Ivajllo Mirçev. Ai theksoi se ndihma bullgare për vendin e sulmuar nuk do të rrezikojë sigurinë tonë kombëtare.
“Bullgaria nuk ka sisteme të tepërta të mbrojtjes ajrore, por duhet të presim që ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes të thonë nëse ka raketa që janë me defekt dhe mund të jepen për pjesë”, shtoi Ivajllo Mirçev. Deputeti u shpreh i bindur se nuk do të dërgojmë komplekset raketore që funksionojnë, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë.
Kryetari i komisionit ushtarak parlamentar, Hristo Gaxhev, deklaroi gjithashtu se nuk është diskutuar për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..