Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për kontrollin mbi shërbimet e sigurisë, aplikimin dhe përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës dhe qasjen në të dhëna sipas Ligjit për komunikimet elektronike.
Në kërkesën e dorëzuar prej tij sot kryetarit të Kuvendit nuk jepen arsyetime. Atanasov tha për “Dnevnik” se kjo është përgjigja e tij ndaj liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili refuzoi të mbështesë propozimin e Atanasov për bashkimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për postin vakant do të propozohet Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ish-ministër i punëve të brendshme.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..