Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për kontrollin mbi shërbimet e sigurisë, aplikimin dhe përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës dhe qasjen në të dhëna sipas Ligjit për komunikimet elektronike.
Në kërkesën e dorëzuar prej tij sot kryetarit të Kuvendit nuk jepen arsyetime. Atanasov tha për “Dnevnik” se kjo është përgjigja e tij ndaj liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili refuzoi të mbështesë propozimin e Atanasov për bashkimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për postin vakant do të propozohet Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ish-ministër i punëve të brendshme.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..
Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm..
Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..