Mbështetësit e partisë “Vëzrazhdane” protestuan përpara ndërtesës së Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protesta u shpall kombëtare dhe njerëzit filluan të mblidhen pak para orës 12 të mesditës. Ata këmbëngulin për një referendum për ruajtjen e levës bullgare dhe deklarohen kundër ndryshimeve në Kushtetutë që synojnë "shpërbërjen e Bullgarisë". "Çfarë po ndodh? E shihni - Ukraina është në vend të parë, ne do ta mbrojmë Ukrainën deri në fund... Më falni, por ku është Bullgaria?", komentoi para gazetares së BNR Svetosllava Kuzmanova një pjesëmarrëse në protestë.
Prej aty, protestuesit u drejtuan për në Monumentin e rrethuar të Ushtrisë Sovjetike dhe u përpoqën të sulmonin gardhet nën shoqërimin e këngëve bullgare nga koha e Rilindjes, duke valëvitur flamuj bullgarë. Në vendngjarje kishte prezencë të shtuar të policisë. Pas kësaj, mbështetësit e “Vëzrazhdane” iu drejtuan Urës së Shqiponjave (Orllov Most) në kryeqytet dhe e bllokuan atë.
“Ne, bullgarët, duhet të vendosim se çfarë duhet të ndodhë në vendin tonë, jo disa ambasadorë”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Turma filloi të thërriste "Dorëheqje! Gjyq! Burg!". Prej andej, protestuesit marshuan nëpër rrugët qendrore të Sofjes, duke ndaluar trafikun dhe u mblodhën përpara tempullit “Shën Aleksandër Nevskit”, ku protestuesit filluan të shpërndaheshin.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..