Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetësit e partisë “Vëzrazhdane” kërkuan dorëheqjen e qeverisë

Foto: BGNES

Mbështetësit e partisë “Vëzrazhdane” protestuan përpara ndërtesës së Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protesta u shpall kombëtare dhe njerëzit filluan të mblidhen pak para orës 12 të mesditës. Ata këmbëngulin për një referendum për ruajtjen e levës bullgare dhe deklarohen kundër ndryshimeve në Kushtetutë që synojnë "shpërbërjen e Bullgarisë". "Çfarë po ndodh? E shihni - Ukraina është në vend të parë, ne do ta mbrojmë Ukrainën deri në fund... Më falni, por ku është Bullgaria?", komentoi para gazetares së BNR Svetosllava Kuzmanova një pjesëmarrëse në protestë.

Foto: BTA

Prej aty, protestuesit u drejtuan për në Monumentin e rrethuar të Ushtrisë Sovjetike dhe u përpoqën të sulmonin gardhet nën shoqërimin e këngëve bullgare nga koha e Rilindjes, duke valëvitur flamuj bullgarë. Në vendngjarje kishte prezencë të shtuar të policisë. Pas kësaj, mbështetësit e “Vëzrazhdane” iu drejtuan Urës së Shqiponjave (Orllov Most) në kryeqytet dhe e bllokuan atë.

“Ne, bullgarët, duhet të vendosim se çfarë duhet të ndodhë në vendin tonë, jo disa ambasadorë”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Turma filloi të thërriste "Dorëheqje! Gjyq! Burg!". Prej andej, protestuesit marshuan nëpër rrugët qendrore të Sofjes, duke ndaluar trafikun dhe u mblodhën përpara tempullit “Shën Aleksandër Nevskit”, ku protestuesit filluan të shpërndaheshin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Bullgaria duhet të jetë gati për të gjithë skenarët në Lindjen e Mesme

Ne duhet të jemi gati për skenarin më të keq, sepse situata u përshkallëzua pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit, tha për BNT ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Kemi hapa reagimi, që është përshkallëzimi i radhës”, theksoi..

botuar më 24-10-04 10.47.PD

6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Agjencia “Market Links”

Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të porositur nga bTV. GERB-SDS fiton 23.1 për qind. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe..

botuar më 24-10-04 10.32.PD
Teatri Popullor

Parashikimi i motit për 4 tetorin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 26 deri në 31°, në kryeqytet do të jetë 28°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vranësirat do të..

botuar më 24-10-03 7.40.MD