Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetësit e partisë “Vëzrazhdane” kërkuan dorëheqjen e qeverisë

Foto: BGNES

Mbështetësit e partisë “Vëzrazhdane” protestuan përpara ndërtesës së Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protesta u shpall kombëtare dhe njerëzit filluan të mblidhen pak para orës 12 të mesditës. Ata këmbëngulin për një referendum për ruajtjen e levës bullgare dhe deklarohen kundër ndryshimeve në Kushtetutë që synojnë "shpërbërjen e Bullgarisë". "Çfarë po ndodh? E shihni - Ukraina është në vend të parë, ne do ta mbrojmë Ukrainën deri në fund... Më falni, por ku është Bullgaria?", komentoi para gazetares së BNR Svetosllava Kuzmanova një pjesëmarrëse në protestë.

Foto: BTA

Prej aty, protestuesit u drejtuan për në Monumentin e rrethuar të Ushtrisë Sovjetike dhe u përpoqën të sulmonin gardhet nën shoqërimin e këngëve bullgare nga koha e Rilindjes, duke valëvitur flamuj bullgarë. Në vendngjarje kishte prezencë të shtuar të policisë. Pas kësaj, mbështetësit e “Vëzrazhdane” iu drejtuan Urës së Shqiponjave (Orllov Most) në kryeqytet dhe e bllokuan atë.

“Ne, bullgarët, duhet të vendosim se çfarë duhet të ndodhë në vendin tonë, jo disa ambasadorë”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Turma filloi të thërriste "Dorëheqje! Gjyq! Burg!". Prej andej, protestuesit marshuan nëpër rrugët qendrore të Sofjes, duke ndaluar trafikun dhe u mblodhën përpara tempullit “Shën Aleksandër Nevskit”, ku protestuesit filluan të shpërndaheshin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapim rreth 720 seksione për zgjedhjet jashtë vendit

Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë..

botuar më 24-10-02 3.45.MD
Ministri në detyrë i punëve të brendshme Atanas Illkov dhe zëvendësministrja e punëve të jashtme Elena Shekerletova në një konferencë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave sot, 2 tetor 2024

Masat e institucioneve shtetërore pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

Ne dënojmë kategorikisht sulmet e vazhdueshme raketore të Iranit kundër Izraelit, mbështesim stabilitetin dhe sigurinë rajonale të shtetit të Izraelit, thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të ngarkuar në rrjetin “X”. Për..

botuar më 24-10-02 1.12.MD

Ministri Kondov: Fqinjësia e mirë është një faktor kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..

botuar më 24-10-02 12.02.MD