Në fillim të korrikut të vitit 1908, oficerët xhonturq dhe komitetet "Bashkim dhe Përparim" kryen një grusht shteti ushtarak në Perandorinë Osmane. Në Sofje ishin të vetëdijshëm, se pushteti i ri në Kostandinopojë do të intensifikonte terrorin kundër bullgarëve në Maqedoni dhe Traki dhe do të ndalonte proceset e reformave të shtyra nga Fuqitë e Mëdha në mbrojtje të popullsisë rebele vendase. Ata shpallën “Hyrriet” – barazi midis popujve në varësi të Sulltanit, të cilët i bashkonte doktrina e “osmanizmit”. Qëllimi ishte t’i jepej fund ndërhyrjes së fuqive evropiane në punët e brendshme të shtetit osman. Reformat e kryera nën presionin e Perëndimit në favor të popujve rebelë të varur, përfshirë edhe bullgarët, u ndaluan. Në Sofje ishin të vetëdijshëm se me gjithë “hyrriet”-in e deklaruar, xhonturqit do të shtonin terrorin e tyre ndaj bullgarëve dhe do të ishte mirë që në këtë periudhë të turbullt Bullgaria të paktën të shpallte pavarësinë dhe të vendoste marrëdhëniet e saj me Portën e Lartë në një niveli të ri. Prandaj, politikanët bullgarë dhe Princi Ferdinand vendosën të shpallin Pavarësinë e Principatës së Bullgarisë, e cila në bazë të Traktatit të Berlinit ishte në varësi të Sulltanit turk.
Austro-Hungaria ra dakord me Italinë për të njohur aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës. Në këmbim, Roma mori miratimin për të pushtuar protektoratin osman të Libisë. Gjermania, e cila mbante pozicione të forta me Abdul Hamidin II, e bindi Sulltanin se nëse turqit do të pranonin aneksimin austro-hungarez të Bosnjë-Hercegovinës, ata do të rimerrnin kontrollin e sanxhakut Novopazar, i cili ishte i populluar nga boshnjakë myslimanë.
Franca dhe Britania e Madhe menduan se nuk kishin interesa të drejtpërdrejta në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për ta ishte më e rëndësishme që çështjet e diskutueshme të zgjidheshin përmes negociatave. Bullgaria përfitoi nga mungesa e dëshirës së Fuqive të Mëdha në këtë kohë për luftë. Kryeministri Aleksandër Malinov dërgoiministrin e tregtisë, transportit dhe bujqësisë Andrej Ljapçev për të negociuar me Portën e Lartë. Për t’i dhënë peshë më të madhe aksionit bullgar, ai shpalli mobilizim të pjesshëm të ushtrisë.
Për të njohur pavarësinë bullgare, pala turke dëshironte të rregullojë kufijtë në zonën e qyteteve Edrene dhe Harmanli. Për shkak të humbjes së të ardhurave nga taksat e haraçit, u kërkua një kompensim prej 572 milionë leva të arta. (Në atë kohë 1 lev ari barazohej me 1 frang ari.) Veçmas u kërkuan negociata për dëmshpërblimin e tokave “të humbura” të vakëfeve. Pas llogaritjeve të ndërlikuara në nëntor, bullgarët ranë dakord të paguajnë kompensim prej 82 milionë leva ari për një periudhë 10-vjeçare. Kryeministri Malinov deklaroi në mënyrë patetike se pavarësia nuk mund të blihet dhe në janar të vitit 1909 shpalli një mobilizim të ri të pjesshëm të ushtrisë. Por ishte e qartë për të gjithë se edhe pse ngadalë tregtia diplomatike vazhdonte dhe kërkohej zbritja më e mirë për çmimin nga të dyja palët.
Nga frika e luftës, në janar Rusia mori ndërmjetësimin në bisedimet. Në mars, ministri i jashtëm Izvolski bëri ofertën e tij. Ai ofroi që Bullgaria të paguante 125 milionë, por ato do të mbuloheshin nga borxhi turk për dëmshpërblimet për Luftën Ruso-Turke të vitit 1878. Në këmbim, Turqia duhej të hiqte dorë nga të gjitha pretendimet dhe të njihte pavarësinë bullgare. Veçmas, Bullgaria dhe Rusia duhej të binin dakord për pagesën e këtyre 125 milionë leva.
Përderisa Bullgaria dhe Turqia zhvillonin pazarllëqet e tyre, thellohej edhe kriza rreth Bosnje-Hercegovinës. Evropa ndodhej në prag të një lufte e cila u shpërthye 6 vjet më vonë përsëri për Bosnjë-Hercegovinën dhe çoi në rënien e perandorive austro-hungareze, ruse, gjermane dhe turke. Pas presionit ndërkombëtar, më 31 mars të vitit 1908, Serbia njohu edhe aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës. Për ta bindur atë, diplomatët evropianë në Beograd i sugjeruan palës serbe që për shkak të humbjes së Bosnjë-Hercegovinës, ajo të kërkonte dëmshpërblim nga Maqedonia e banuar me bullgarë.
Shpërthimi i luftës botërore u shmang në vitet 1908-1909, sepse atëherë askush nuk ishte gati për luftë. Bullgaria u bë e pavarur diplomatikisht, duke arritur të përfitonte nga ngjarjet. Në praktikë, për pavarësinë e saj Sofja nuk pagoi asgjë nga borxhi ndaj Rusisë. Pas një sërë ngjarjesh gërvishtëse –Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913, Lufta e Parë Botërore, Revolucioni dhe grusht shteti bolshevik më 1917, Traktati i Paqes Brest-Litovsk u nënshkrua në vitin 1918. Atëherë Rusia bolshevike hoqi dorë nga të gjitha pretendimet për kthimin e detyrimeve bullgare për shpalljen e pavarësisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: nationallibrary.bg, bg.wikipedia.org, m5dergi.com, bulgarianhistory.org, arkiv
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i..