Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Dobriç thërret dhe feston" – prezantime të Muzeut Historik Rajonal - Dobriç

Foto: Muzeu Historik Rajonal - Dobriç

Me rastin e 83-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Krajovës dhe rikthimit të Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë, në faqen e internetit të Muzeut Historik Rajonal në Dobriç mund të shihni prezantimet "Dobruxha thërret" dhe "Dobriç feston".
Materiali i pasur fotografik gjurmon ngjarjet e paharrueshme të vjeshtës së vitit 1940. Ai tregon momente nga puna e delegacionit tonë në qytetin rumun të Krajovës deri në nënshkrimin e traktatit më 7 shtator, hyrjen e ushtrisë bullgare në Dobruxhën Jugore, që u zhvillua midis 21 shtatorit dhe 1 tetorit 1940. Fotot kanë kapur gëzimin e njerëzve të Dobruxhës kur mirëpresin ushtarët bullgarë në Ballçik dhe Tutrakan më 21 shtator, Dobriç dhe Kavarna më 25 shtator, Silistra më 1 tetor. 



Tregohet edhe tragjedia e bullgarëve të Dobruxhës Veriore, të cilët në bazë të marrëveshjes u detyruan të shpërngulen në jug. Rreth 70,000 njerëz nga Dobruxha Veriore u vendosën në qytetet dhe fshatrat e Dobruxhës Jugore. Në prezantimet janë përdorur foto nga fondet e Muzeut Historik të Dobriçit, Silistrës, Tutrakanit, Gjeneral Toshevo dhe nga koleksioni i pasur i monumenteve të kulturës, fotografuar nëpër trojet bullgare në fillim të shekullit të kaluar, të ruajtura nga familja amerikane Nellie dhe Robert Gipson, të njohura si Arkivi Gipson.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Muzeu Historik Rajonal - Dobriç


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD