Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Race for the Cure në Sofje – një fushatë vjetore kundër kancerit të gjirit

Foto: raceforthecure.eu/bg

Për të pestin vit radhazi, Race for the Cure (Gara për kurën) po mbahet në Bullgari në mbështetje të shëndetit të grave. Fillimi është në orën 10:00 të 1 tetorit nga Parku Jugor në Sofje dhe thirrja është: "Të qëndrojmë së bashku në në vijën e startit në mbështetje të grave në Bullgari".

Në këtë mënyrë vendi ynë bëhet pjesë e eventit sportiv bamirës më të madh në Europë, ku marrin pjesë më shumë se 50 shtete, në dobi të më shumë se 31 organizatave që luftojnë kancerin e gjirit. Fondet e mbledhura shkojnë drejtpërdrejt në organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit, si dhe në fushatat e tyre të edukimit për kancerin e gjirit. Me 500,000 diagnoza të reja dhe 125,000 njerëz që vdesin nga kanceri i gjirit në Evropë çdo vit, këto fonde janë jetike, thonë organizatorët e Race for the Cure Bulgaria.

Edhe në vendin tonë statistikat janë alarmante – çdo vit me këtë sëmundje diagnostikohen rreth 4 mijë gra bullgare, por supozohet se numri i të sëmurëve i kalon 30 mijë. Qëllimi i ngjarjeve si Race for the Cure është përmes pjesëmarrjes më masive, të ndryshohet trendi dhe të ketë më pak gra të diagnostikuara me kancer gjiri.

Lexoni më tepër:

Përpiloi:Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD