Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë – një festë e madhe për të krishterët ortodoksë

Foto: BТА

Kisha Ortodokse kremton sot festën kishtare të Qefinit të Virgjëreshës së Shenjtë. Në shumicën e gjuhëve sllave, fjala "qefin" do të thotë "mbulesë" dhe "mbrojtje".

Festa është krijuar për të nderuar shfaqjen e Nënës së Zotit në Kostandinopojë. Kjo shenjë e jashtëzakonshme ndodhi në gjysmën e parë të shekullit të dhjetë. Në kishën e Vllahernës, pranë portave të qytetit, gjatë vigjiljes së natës, Shën Andrea dhe disa persona të tjerë panë Nënën e Zotit, të shoqëruar nga Shën Joan Pagëzuesi, Shën Joan Teologu dhe apostuj dhe engjëj të tjerë. Ajo shkoi në qendër të tempullit, u gjunjëzua dhe qëndroi në lutje për një kohë të gjatë me fytyrën e mbuluar me lot. Pastaj ajo hoqi qefinin e saj dhe mbuloi njerëzit me të në shenjë mbrojtjeje. Në atë kohë - në vitin 910, banorët e qytetit u kërcënuan nga një pushtim barbar, por pas shfaqjes së Nënës së Zotit, rreziku kaloi dhe qyteti u shpëtua nga gjakderdhja dhe vuajtjet.

Në shenjë mirënjohjeje për mbrojtjen e Nënës së Zotit, kisha e caktoi këtë ditë si një festë të rëndësishme të krishterë të quajtur Qefini (Mbrojtje)  i Shën Marisë dhe për shkak të mënyrës se si Virgjëresha i shpëtoi ata që luteshin. Ajo festohet vetëm në vendet sllave – ndoshta sepse Shën Andrea, i cili pati një vizion për të, ishte me origjinë sllave.

Shumë kisha dhe manastire ortodokse në Bullgari mbajnë emrin Qefini i  Virgjëreshës së Shenjtë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD