Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minierat dhe termocentralet janë “të dënuara”, sipas pushtetarëve

Foto: BGNES

Bllokimi i rrugëve kryesore nga minatorët dhe energjetikët protestues po vazhdojnë për të katërtën ditë. “Prohoda e Republikës”, “Rruga Nënballkanike” pranë Gurkovo janë mbyllur. Në Radnevo ka bllokadë në rrugën për në Nova Zagora. Rruga “Ruse – Svilengrad” afër centralit termik elektrik “Brikel” në Gëllëbovo është mbyllur. Është planifikuar edhe bllokimi i autostradës së Strumës. Është e paqartë se kur dhe ku do të fillojnë negociatat me qeverinë.

Stara Zagora është një rajon me autostradë dhe linjë hekurudhore, i cili po zhvillohet mjaft mirë dhe ka interes serioz nga investitorët, tha për bTV ministri i financave Asen Vasilev.

“Nëse dikush ju gënjen se do të vazhdoni të bëni atë që keni bërë në 20 vitet e fundit, atëherë ai ju gënjen”, theksoi Vasilev. “Ajo që ka qenë deri më tani nuk mund të vazhdojë sepse e shihni vetë që tregu vendos një limit, jo qeveria. Për sa kohë që tregu paguan 90 euro për ton qymyr, nuk ka se si energjia elektrike nga minierat të jetë konkurruese. Ky profesion ka një të ardhme deri në vitin 2038 me funksione në rënie”, tha ministri me rastin e protestave të energjetikëve dhe minatorëve.

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes tha se Bullgaria do të rrisë ndihmën për Ukrainën

Ne kategorikisht nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe kjo çështje nuk është në diskutim. Kabineti ynë ka ofruar ndihmë për Ukrainën për 47 milionë euro, tha për bTV ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Do të ketë ndihmë të re dhe ajo do të jetë..

botuar më 24-02-28 9.42.PD

Një tjetër bullgar u arrestua në Britaninë e Madhe për spiunazh për Rusinë

Një bullgar i gjashtë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën për spiunazh të dyshuar për Rusinë, raportoi korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov. 38-vjeçari Tihomir Ivanov Ivançev u arrestua më 7 shkurt. Ai do të paraqitet..

botuar më 24-02-28 9.03.PD

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2024

Ditën e mërkurë temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 2 deri në 7°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe të larta, më të theksuara në Bullgarinë Jugperëndimore, por nuk do të ketë reshje. Para..

botuar më 24-02-27 7.30.MD