Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minierat dhe termocentralet janë “të dënuara”, sipas pushtetarëve

Foto: BGNES

Bllokimi i rrugëve kryesore nga minatorët dhe energjetikët protestues po vazhdojnë për të katërtën ditë. “Prohoda e Republikës”, “Rruga Nënballkanike” pranë Gurkovo janë mbyllur. Në Radnevo ka bllokadë në rrugën për në Nova Zagora. Rruga “Ruse – Svilengrad” afër centralit termik elektrik “Brikel” në Gëllëbovo është mbyllur. Është planifikuar edhe bllokimi i autostradës së Strumës. Është e paqartë se kur dhe ku do të fillojnë negociatat me qeverinë.

Stara Zagora është një rajon me autostradë dhe linjë hekurudhore, i cili po zhvillohet mjaft mirë dhe ka interes serioz nga investitorët, tha për bTV ministri i financave Asen Vasilev.

“Nëse dikush ju gënjen se do të vazhdoni të bëni atë që keni bërë në 20 vitet e fundit, atëherë ai ju gënjen”, theksoi Vasilev. “Ajo që ka qenë deri më tani nuk mund të vazhdojë sepse e shihni vetë që tregu vendos një limit, jo qeveria. Për sa kohë që tregu paguan 90 euro për ton qymyr, nuk ka se si energjia elektrike nga minierat të jetë konkurruese. Ky profesion ka një të ardhme deri në vitin 2038 me funksione në rënie”, tha ministri me rastin e protestave të energjetikëve dhe minatorëve.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, minus 1° në Sofje. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira të përkohshme. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në..

botuar më 24-02-21 6.10.MD

Termocentrali më i madh ndërpreu punën për shkak të kostos së lartë të energjisë elektrike të prodhuar

Termocentrali "KonturGlobal Marica Iztok 3" - një nga dy të ashtuquajturat “centrale të SHBA-së”, pushuan së punuari. Shkaku është bërë skadimi i kontratës afatgjatë me Kompaninë Kombëtare Elektrike për blerjen e energjisë elektrike me çmime fikse...

botuar më 24-02-21 3.10.MD
Bojko Borisov

Për GERB-in, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë një fund logjik i qeverisjes së tanishme

Ata duan të ndajnë vendin në dysh. Le të ndajmë gjithçka 50/50. Kjo nuk është e pranueshme për GERB. Kështu, lideri i GERB Bojko Borisov komentoi memorandumin e propozuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për menaxhimin e..

botuar më 24-02-21 11.33.PD