Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minierat dhe termocentralet janë “të dënuara”, sipas pushtetarëve

Foto: BGNES

Bllokimi i rrugëve kryesore nga minatorët dhe energjetikët protestues po vazhdojnë për të katërtën ditë. “Prohoda e Republikës”, “Rruga Nënballkanike” pranë Gurkovo janë mbyllur. Në Radnevo ka bllokadë në rrugën për në Nova Zagora. Rruga “Ruse – Svilengrad” afër centralit termik elektrik “Brikel” në Gëllëbovo është mbyllur. Është planifikuar edhe bllokimi i autostradës së Strumës. Është e paqartë se kur dhe ku do të fillojnë negociatat me qeverinë.

Stara Zagora është një rajon me autostradë dhe linjë hekurudhore, i cili po zhvillohet mjaft mirë dhe ka interes serioz nga investitorët, tha për bTV ministri i financave Asen Vasilev.

“Nëse dikush ju gënjen se do të vazhdoni të bëni atë që keni bërë në 20 vitet e fundit, atëherë ai ju gënjen”, theksoi Vasilev. “Ajo që ka qenë deri më tani nuk mund të vazhdojë sepse e shihni vetë që tregu vendos një limit, jo qeveria. Për sa kohë që tregu paguan 90 euro për ton qymyr, nuk ka se si energjia elektrike nga minierat të jetë konkurruese. Ky profesion ka një të ardhme deri në vitin 2038 me funksione në rënie”, tha ministri me rastin e protestave të energjetikëve dhe minatorëve.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4°, në Sofje - 1°. Para mesditës do të mbajë vranësira, në vende të izoluara me reshje të dobëta. Pasdite vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Do të fryjë e dobët,..

botuar më 24-02-20 6.25.MD

Një konferencë mbi sigurinë në rajonin e Detit të Zi do të mbahet në Sofje në prill

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Vendet e komunitetit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, agresionin rus kundër Ukrainës dhe..

botuar më 24-02-20 9.19.PD

Plovdivi përsëri pret ekspozitën ndërkombëtare për vreshtarinë dhe verëtarinë "Vinaria"

Në Panairin Ndërkombëtar – Plovdiv, më 20 shkurt fillon ekspozita e vreshtarisë dhe verërave “Vinaria”. “Vinaria” 2024, e cila zgjat deri më 24 shkurt, është një ngjarje e rëndësishme që pasqyron zhvillimin e industrisë së verës dhe vreshtarisë në..

botuar më 24-02-20 6.05.PD