Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mblidhet sot për të diskutuar rastin me kishën “Shën Nikollaj Mirlikijski” të kryeqytetit, e njohur si Kisha Ruse. Tempulli u mbyll nga Ambasada Ruse në vendin tonë pasi vendi ynë dëboi tre priftërinj të akuzuar në spiunazh për Moskën.
Autoriteti suprem kishtar duhet të vendosë nëse kisha duhet të hapet ose nëse ajo duhet të mbetet e mbyllur siç është tani.
Ndërkohë, Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare” me kërkesë të prokurorisë mori përsipër detyrën për të përcaktuar se pronë e kujt është tempulli dhe terreni ngjitur me të.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..