Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare shpreson që Kisha Ruse “Shën Nikollaj Miriklijski” të hapet sa më shpejt, por kjo nuk është në kompetencat dhe autorizimet e Kishës Ortodokse Bullgare dhe Patrikanës Bullgare. Kështu deklaroi zëdhënësi i Sinodit, Mitropoliti i Stara Zagorës Kiprian. Sinodi mbështeti Patrikun bullgar Neofit në cilësinë e Mitropolit të Sofjes, i cili i dërgoi një letër Patriarkut të Moskës dhe të Gjithë Rusisë Kirill në lidhje me tempullin “Shën Nikollaj Mirlikijski Mrekullibërës”. Kjo ndodhi në mbledhjen e parë të rregullt të organit të këshillit të Kishës Ortodokse Bullgare, pasi aktiviteti liturgjik i tempullit të Sofjes u ndërpre pas dëbimit të punonjësve të tij gjatë një aksioni të Agjencisë Shtetërore të Sigurimit Kombëtar më 21 shtator.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..