Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Jotova: Ndihma ndaj energjetikëve dhe minatorëve është më e rëndësishme se vota e mosbesimit

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BTA

Planet territoriale të dërguara në Komisionin Evropian nuk përputhen me Mekanizmin e Tranzicionit të Solidaritetit, u tha gazetarëve nënpresidentja Ilijana Jotova.

Sipas saj, në mekanizmin e miratuar në vitin 2020, shkruhet se në tranzicionin e qetë, i cili do të mbështetet me burime serioze financiare nga BE-ja, nuk do të braktiset asnjë punëtor dhe asnjë rajon. “Ne ende nuk mund të shohim në propozimin e paraqitur kapacitete zëvendësuese për të garantuar stabilitetin e energjisë elektrike”, shtoi Ilijana Jotova.

Sa i përket votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të politikës së saj energjetike, për të një çështje më e rëndësishme është që shteti t'i ndihmojë punëtorët dhe minatorët bullgarë të energjisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD