Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minatorët dhe punëtorët e energjisë elektrike vazhdojnë të bllokojnë rrugët

Foto: BGNES

Autostrada “Trakia”, “Qafa e Republikës” dhe “Rruga Nënballkanike” pranë qytetit të Gurkovos edhe sot mbeten të bllokuara. Minatorët dhe energjetikët protestues të kompleksit "Marica-Iztok" janë kategorikë se do të bllokojnë rrugët derisa qeveria të tërheqë planet territoriale për rajonet e qymyrit nga institucionet evropiane.

“Planet nuk i mbyllin uzinat, siç ata e mendojnë. Planet ndihmojnë kur tregu i mbyll termocentralet, kur ato nuk mund të punojnë sepse ka energji elektrike më të lirë nga burime të tjera”, komentoi kryeministri Nikollaj Denkov.

Ai ftoi sërish përfaqësuesit e grevistëve në Këshillin e Ministrave që të hyjnë “në thellësi të bisedës”, pasi një pjesë e madhe e tyre, sipas fjalëve të tij, nuk e kuptojnë mirë thelbin e planeve dhe si do t’i ndihmonin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD