Në Plovdiv u zbulua një grup i organizuar kriminal, i cili merrej me eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi. U arrestuan 12 persona - tre shtetas rusë, shtatë bullgarë dhe një shtetas i Shqipërisë dhe i Bjellorusisë. Pesë prej tyre u akuzuan si të pandehur.
Grupi vepronte që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani. U realizuan blerjet për mbi 4 milionë leva (mbi 2 milionë euro). Produktet bliheshin jashtë vendit, ripaketoheshin në Plovdiv, më pas dërgoheshin në Sofje, prej nga dërgoheshin në Rusi. Produktet e dërguara u përdorën në luftën kundër Ukrainës. “Ato nuk ishin të destinuara për ushtrinë e rregullt ruse, por për forcat speciale që luftonin në Ukrainë”, shpjegoi drejtori i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Pllamen Tonçev.
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
Të mërkurën do të mbajë vranësira dhe në shumë rajone në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të ketë reshje shiu më intensive në Bullgarinë..
Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në..