Agjencia Rregullatore Bërthamore ka marrë të gjitha dokumentet për lëshimin e një leje për kalimin gradual të bllokut 5 të centralit atomik “Kozlloduj” në funksionim me një lloj të ri karburanti bërthamor RWFA, të prodhuar nga “Westinghouse”, tha kryetari i agjencisë, Canko Baçijski.
Pritjet janë që në vitin 2030 Bullgaria të prodhojë gaz që do të jetë i mjaftueshëm jo vetëm për konsum të brendshëm, por edhe për shitje. Kështu tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Energjinë, Deljan Dobrev për “Triatlonin industrial: Klima, Energjia, Mjedisi”. Sipas tij, studimet në Detin e Zi për praninë e gazit në ujërat bullgare po përparojnë. Për mendimin e Dobrevit, koha do të vërtetojë se vendimi për ndalimin e nxjerrjes së gazit argjilor në Bullgari, i cili u mor në vitin 2012, është i gabuar.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..