Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gerhard Karner: E pashë gardhin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Ka ende shumë punë për të bërë

Gerhard Karner
Foto: AP/BTA

Në një intervistë për televizionin publik austriak (ORF, Österreichischer Rundfunk), ministri i brendshëmaustriakGerhard Karner ripohoi qëndrimin e tij kundër zgjerimit të zonës Shengen, njoftoi BTA. Një komenti gazetaresk se Bullgaria dhe Rumania i kanë plotësuar kushtet për hyrjen e tyre në Shengen dhe qëndrimi për vendosjen e vetos është kritikuar ashpër nga Parlamenti Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian dhe Presidenti i Austrisë, Karner tha: "Si Ministër i Brendshëme kam detyrimin ta përballoj këtë kritikë. Unë jam përgjegjës për sigurinë në këtë vend. Është gjithashtu fakt që pashë gardhin përgjatë kufirit midis Bullgarisë dhe Turqisë. Isha me kancelaren federale dhe shihet qartë se ka ende shumë punë për të bërë”.

Ditën e martë, më 24 tetor, do të ketë takim për këtë temë mes kryeministrit bullgar Nikollaj Denkov dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD

Mbi 600 persona dhuruan gjak në vendin tonë në një ditë për të lënduarit në Maqedoninë e Veriut

Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë të dhënat e së martës. Të gjitha qendrat e gjakut raportojnë se vala e ndjeshmërisë vazhdon..

botuar më 25-03-19 5.17.MD